Rama e ka cilësuar këtë si një moment krenarie për industrinë shqiptare të mbrojtjes, duke theksuar se kompania TIMAK Defence do të jetë në gjendje të përmbushë nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda 30 muajve.
Sipas kryeministrit shqiptar, kompania ka siguruar gjithashtu marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve ushtarake, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes dhe rritjen e pranisë së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.
“Mirëmëmgjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.



