ryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të jap dorëheqjen, ndonëse protestat masive kanë pushtuar vendin. Gjatë një mesazhi për mediat, Rama u shpreh se do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në fund të mbarimit të kontratës së tij.
Rama u shpreh se kultura e bashkëjetesës në Shqipëri ka ende probleme, duke shtuar të gjithë kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë. Duke iu referuar kësaj, Rama theksoi se dhuna verbale dhe fizike nuk përfaqësojnë vlerat europiane.
Kryeministri tha se gjatë protestave janë dëmtuar automjete dhe banka, duke përmendur edhe mbështetjen e disa personazheve publikë për protestuesit. Rama kritikoi edhe mediat televizive, të cilat i cilësoi si të korruptuara. Në lidhe me këtë, lideri i qeverisë tha se Shqipëria nuk përfaqësohet nga turma e protestuesve apo nga ekranet që pasqyrojnë një realitet të shtrembëruar.



