Komuna e Bërvenicës ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, ku pas një gare të fortë në rrethin e dytë, fitues ka dalë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji.
Sipas rezultateve paraprake nga votimi në 24 vendvotimet e kësaj komune, Arkin Jahiji ka siguruar fitoren me gjithsej 4.438 vota, përcjell INA.
Ndërkohë, kundërkandidati i tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka mbetur pas me 4.175 vota.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë u ndoqën me vëmendje të lartë publike, duke u kurorëzuar me mbylljen e këtij cikli zgjedhor që përcakton udhëheqjen e re komunale për qytetarët e kësaj zone.(INA)



