Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se të hënën (30 qershor) dhe të martën (1 korrik) në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, për shkak të takimit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor. Nga MBP bëjnë të ditur se Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB-Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët në zonën qendror të Qytetit të Shkupit. Nga SPB-Shkup, apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhërat të cilat do të japin nëpunësit policor.



