BallinaLAJMEMaqedoniGostivari do të shënon Tetorin Rozë me punëtori për ndërgjegjësimin ndaj kancerit...

Gostivari do të shënon Tetorin Rozë me punëtori për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Me rastin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra”, organizon punëtorinë informative “Tetori Rozë”, me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Në këtë aktivitet, gratë dhe vajzat do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me profesionistë shëndetësorë dhe të marrin informacione të rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Në punëtori do të marrin pjesë tre ekspertë të fushës: Dr. Miranda Ramadani Izairi, specialiste e radiologjisë, Dr. Nexhati Jakupi, kirurg torakal, dhe Dr. Ilir Ismaili, onkolog.

Organizatorët ftojnë të gjitha gratë dhe vajzat të marrin pjesë në këtë aktivitet informues, i cili synon të nxisë kujdesin për shëndetin dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Mesazhi i “Tetorit Rozë” është i qartë: ndërgjegjësimi, informimi dhe zbulimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të gjirit.

Lajme te lidhura

spot_img