Moti sot

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskoshme lokale. Reshjet do të jenë më të mëdha në pjesët juglindore. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga drejitmi i veriut, reshjet në disa nga malet më të larta do të shndërrohen në borë të përkohshme.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, më të theksuara përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe më i ftohtë, me të reshura të përkohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës, do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë.

Gjatë javës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. Të premten do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, të cilët në disa nga malet më të larta do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e përfocrcar nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të jenë të forta me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Lajme te lidhura

spot_img