BallinaLAJMEKosovëKurti: Na duhet strategji shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, sot do të...

Kurti: Na duhet strategji shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, sot do të marrim një vendim të rëndësishëm

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar miratimin e një vendimi të rëndësishëm për financimin dhe mbështetjen e mbrojtjes së ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët përballen me procesin e apelit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjatë hapjes së mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti theksoi domosdoshmërinë e një strategjie të mirëmenduar dhe organizimi të strukturuar për të arritur sukses në fazën e dytë të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit ku presim korigjimin e kësaj padrejtësie.Duhet një strategji e mirëmenduar, duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e plotë që të veprojmë përpara, në apel na duhet suksesi dhe për këtë gjë na duhet organizim. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, theksoi kryeministri Kurti.

Sipas tij, institucionet e Republikës do të vazhdojnë mbështetjen ndaj të akuzuarve me qëllim korrigjimin e asaj që ai e cilësoi si padrejtësi, përmes një analize të thelluar të vendimit dhe veprimeve të koordinuara juridike përpara Dhomës së Apelit.(INA)

Lajme te lidhura

spot_img