BallinaLAJMEAvokati i Popullit prezanton raportin për Dhomat e Specializuara

Avokati i Popullit prezanton raportin për Dhomat e Specializuara

Avokati i Popullit sot, në orën 10:00, mban një tryezë diskutimi lidhur me publikimin dhe prezantimin e Raportit ex officio për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë tryezë pritet të prezantohet raporti i hartuar nga Avokati i Popullit, i cili trajton çështje që lidhen me veprimtarinë e këtyre institucioneve.

Aktiviteti synon të vërë në diskutim gjetjet dhe çështjet e trajtuara në raport, si dhe të nxisë debatin institucional mbi temat që lidhen me mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Lajme te lidhura

spot_img