Gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, megjithatë, në disa zona do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe erë të përforcuar.
Në vende të caktuara pritet paqëndrueshmëri më e theksuar atmosferike, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe mundësi për paraqitje të breshrit.
Temperaturat minimale në vend pritet të lëvizin kryesisht nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë rreth 25 deri në 30°C.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila gjatë zhvillimeve të motit mund të përforcohet përkohësisht.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës gjatë pasdites ekzistojnë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale pritet të jetë rreth 12°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26°C.



