Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku dëshmoi Andrej Krstevski, këshilltar për realizimin e projekteve në këtë ndërmarrje. Ai më parë ka qenë anëtar i Bordit Drejtues dhe i Këshillit Mbikëqyrës, si dhe zëvendësdrejtor. Gjatë dëshmisë, ai tha se terminalet e videolotarisë ende nuk janë vënë në përdorim dhe vazhdojnë të qëndrojnë në magazinat e ndërmarrjes. Krstevski foli edhe për raportet mes ish-drejtorit Përparim Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke thënë se Bajrami e quante këtë të fundit “shef”.
I pyetur nga Prokuroria për dallimet në mënyrën e punës gjatë drejtimit të Katica Nikollova-Parnakovës dhe Përparim Bajramit, Krstevski tha se gjatë kohës së Parnakovësanëtarët kishin më shumë kohë për t’i shqyrtuar materialet, ndërsa gjatë drejtimit të Bajramit ato u dërgoheshin me vonesë.
“Gjatë kohës së Parnakovës, materialet dërgoheshin gjatë ditës, kishte kohë për t’i shqyrtuar. Gjatë kohës së Bajramit, materialet dërgoheshin më vonë dhe koha për të menduar ishte më e shkurtër”, tha Krstevski.
Ai foli edhe për themelimin e shoqërisë “Novo VLT”, e cila do të merrej me organizimin e lojërave elektronike të fatit. Sipas tij, anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës u ishte kërkuar të deklaroheshin sa më shpejt për këtë propozim, për shkak të presionit nga Qeveria. Drejtoresha e atëhershme, Katica Nikollova-Parnakova, ishte kundër kësaj ideje.
Lidhur me blerjen e terminaleve të videolotarisë, Krstevski tha se Bajrami e kishte thirrur dhe i kishte thënë se qëllimi ishte thyerja e monopolitpërmes blerjes së këtyre aparateve. Megjithatë, ai tha se për blerjen kishte mësuar vetëm pasi ajo kishte përfunduar.
Duke folur për raportet mes Bajramit dhe Grubit, dëshmitari tha se ata ishin miq dhe i përkisnin të njëjtës parti. Sipas tij, Bajrami e quante Grubin “shef”.
“E di që ishin miq dhe i përkisnin të njëjtës parti. Bajrami e quante Grubin “shef””, deklaroi Krstevski.
Gjatë pyetjeve të kryqëzuara, Bajrami e pyeti Krstevskin se a kishte votuar lidhur me planin financiar të ndërmarrjes.Dëshmitari konfirmoi se kishte votuar për planin, në të cilin përfshihej edhe blerja e terminaleve. Megjithatë, ai sqaroi se plani përcaktonteshpenzimet vjetoredhe se për blerjen e terminaleve duhej të përfshiheshin edhe anëtarët e Bordit Drejtues.
Në fund, Krstevski konfirmoi se terminalet vazhdojnë të qëndrojnë në magazinat e Lotarisë Shtetërore.



