Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, në një prononcim për klankosova.tv, ka komentuar mbi ndikimin që përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ketë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Jo, nuk e shoh NATO-n të ndërhyjë në luftën Izrael-Iran, megjithëse disa aleatë mund të ndihmojnë Izraelin, siç kanë bërë edhe në të kaluarën, duke përdorur avionët dhe anijet e tyre për të rrëzuar raketat dhe dronët iranianë që synojnë Izraelin. SHBA do të përdorë bazat e NATO-s në Evropë për të dislokuar anijet, avionët luftarakë dhe tankerët e saj, të gatshëm për t’u nisur drejt Lindjes së Mesme nëse do të jetë e nevojshme. Trump me siguri do ta shfrytëzojë samitin e NATO-s javën e ardhshme për të kërkuar mbështetjen e aleatëve për politikat e tij ndaj Iranit’’.
Shea thotë për klankosova.tv se NATO do të qëndrojë jashtë konfliktit, por infrastrukturat e saj në Evropë do të luajnë rol logjistik për SHBA-në.



