Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje mbrëmjen e së premtes.
Në të njëjtën, thuhet se është rënë dakord për shpalljen e zgjedhjeve brenda partisë.
“Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave tona. Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit”, thuhet në njoftim.



