BallinaLAJMEMaqedoniTetori Rozë në Saraj: Elmazi nënshkruan memorandum për 300 vauçerë për mamografi

Tetori Rozë në Saraj: Elmazi nënshkruan memorandum për 300 vauçerë për mamografi

Tetori Rozë në Saraj: Elmazi nënshkruan memorandum për 300 vauçerë për mamografi

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Spitalit të Tetovës, Erzen Saliu, për ndarjen e 300 vauçerëve për mamografi për gratë dhe vajzat e kësaj komune.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe deputetja e zonës, Feride Haxhiu, ndërsa iniciativa synon të mbështesë parandalimin e kancerit të gjirit dhe të lehtësojë qasjen e grave në kontrolle të rregullta shëndetësore.

Memorandumi nënshkruhet në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili vë në fokus rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Komuna e Sarajit, përmes kësaj iniciative, synon të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të grave dhe vajzave, duke promovuar kontrollet e rregullta si një hap të rëndësishëm drejt parandalimit dhe trajtimit në kohë.

Lajme te lidhura

spot_img