Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet në Serbi.
“Është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje”, tha Kurti.
Tutje, ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë e kanë të drejtë vote në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e së dielës.
Krahas kësaj, Kurti kërkoi që të votohet për “Koalicionin Shqiptër”.
“Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar. Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar””, tha kryeministri i Kosovës.
Të dielën e 25 tetorit në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Partitë shqiptare këtë here garojnë të bashkuara në numrin 17 me Koalicionin Shqiptar të udhëhequr nga Shaip Kamberi.
Përveç Kurtit, thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në votim u kanë bërë edhe Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.



