BallinaLAJMEKosovëBedri Hamza i premton Sigurimet Shëndetësore: Qytetarët s’do të shqetësohen më për...

Bedri Hamza i premton Sigurimet Shëndetësore: Qytetarët s’do të shqetësohen më për kostot e trajtimit shëndetësor

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e avancuar.

“Ne do të investojmë maksimalisht për ndërtimin e një sistemi shëndetësor bashkëkohor. Sigurimet shëndetësore do t’i funksionalizojmë për të gjithë qytetarët. Ndërsa, për pacientët me kancer dhe ata me sëmundje kronike, barnat do t’i sigurojmë falas. Edhe në fuqizimin e spitaleve rajonale do të investojmë dhe do ta krijojmë Sistemin Kombëtar të Emergjencës, i cili do t’i përgjigjet të gjitha urgjencave, kudo që janë ato. Çdo qytetar i Kosovës do të ketë kujdes shëndetësor, pa pasur nevojë të shqetësohet për koston e trajtimit të tij”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se do të investojnë edhe në të ardhmen e të rinjve tanë.

Lajme te lidhura

spot_img