BallinaLAJMEBOTA“Gjyqi ndaj Netanjahut është i turpshëm”, Tramp: Të anulohet menjëherë

“Gjyqi ndaj Netanjahut është i turpshëm”, Tramp: Të anulohet menjëherë

Presidenti amerikan, Donald Tramp ka kërkuar anulimin “e menjëhershëm” të gjyqit për korrupsion të Benjamin Netanjahut të cilin e përshkroi si një “gjueti shtrigash” kundër kryeministrit “hero” të Izraelit.

“Një gjueti e tillë shtrigash, kundër një njeriu që ka dhënë kaq shumë, është e paimagjinueshme për mua. Ai meriton shumë më mirë se kjo, dhe kështu meriton edhe shteti i Izraelit. Gjyqi i Bibi Netanjahut duhet të anulohet menjëherë”, shkroi presidenti amerikan në “Truth social”.

“Një hero i madh që bëri kaq shumë për shtetin e Izraelit duhet të falet”, shton më tej Trampi.

“Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpëtuan Izraelin dhe tani do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do ta shpëtojnë Bibi Netanjahun”, nënvizoi presidenti amerikan.

Gjyqi i Netanjahut ka filluar që nga maji i vitit 2020, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të luftës në Gazë dhe zhvillimeve të fundit në Liban.

Netanjahu akuzohet për mashtrim, përvetësim dhe ryshfet. Akuzat përfshijnë se ai dyshohet se i ka dhënë privilegje grupit të telekomunikacionit Bezeq kur ishte ministër i komunikimeve. Ai gjithashtu dyshohet se ka pranuar dhurata nga miqtë miliarderë.

Lajme te lidhura

spot_img