BallinaLAJMEKosovëKrime kundër njerëzimit në Irak e Siri, dënohet me 20 vjet burgim...

Krime kundër njerëzimit në Irak e Siri, dënohet me 20 vjet burgim kosovari Murat Dernjani

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Murat Dernjanin për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit dhe e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, shkruan Insajderi.

Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Violet Namani Hajra dhe gjykatësit Rrahman Beqiri dhe Kushtrim Shyti.

Procesi gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe për të garantuar mbrojtjen e të dëmtuarve.

Sipas vendimit të gjykatës, dëshmitë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, përfshirë ato të lexuara gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë qenë të konsistente dhe të ndërlidhura, duke e identifikuar të akuzuarin si personin përgjegjës për kryerjen e akteve të dhunës ndaj viktimave në Siri dhe Irak.

Lajme te lidhura

spot_img