BallinaLAJMEVLEN 1 vit qeverisje, Mexhiti: Shënuam fundin e një epoke kriminale që...

VLEN 1 vit qeverisje, Mexhiti: Shënuam fundin e një epoke kriminale që i rrjepi qytetarët!

Liderët e VLEN-it sot pasdite mbajtën një konferencë për shtyp, me rastin e njëvjetorit të qeverisjes.

Me kë të rast zv/ kryeministri i parë Izet Mexhiti njëherit kryetarë i Lëvizjes Demokratike tha se si qeveri kanë shënuar një fitore të madhe duke i dhënë fund një epoke kriminale që i rrjepi qytetarët.

Pjesë nga fjalimi i Mexhitit :

E fituam luftën kundër industrisë së kazinove e bixhozit, që për dekada shkatërronte familjet dhe ekonominë tonë.
Për vite me radhë, nën sytë e një qeverie të korruptuar dhe të kapur nga interesat e ngushta, jo vetëm që kishte kazino të hapura në çdo skaj të vendit, por edhe kazino online që vepronin në mënyrë të paligjshme, duke helmuar rininë, shkatërruar familje dhe varfëruar çdo cep të shoqërisë sonë.

Këto kazino kanë qenë skemë e qëllimshme, e ndërtuar për të pasuruar një kastë të privilegjuar pë politikanëve, në kurriz të popullit.
Dhe këtë vit të qeverisjës sonë, ky kapitull i zi mori fund. Mbyllëm 226 kazino online dhe goditëm tregun e paligjshëm, duke i dhënë fund këtij helmi social.

VLEN-i ka kthyer dinjitetin qytetarit! Me vendosmëri dhe me ligjin në dorë, në faza të qarta dhe të qëndrueshme, mbyllëm dhe do të mbyllen të gjitha këto porta të helmit dhe korrupsionit.

Lajme te lidhura

spot_img