Kur menduam se BDI nuk mund të bjerë më poshtë, ja ku na del me aleancën më të turpshme në historinë politike të vendit: BDI, Danella Arsovska dhe Dimitar Apasiev, të gjithë bashkë, kundër VLEN-it dhe kundër shqiptarëve të Çairit!
Çairi po sulmohet me çdo mjet: politikisht, dhe tashmë edhe ideologjikisht, përmes një tresheje që nuk ndan as vlera, as parime, por vetëm frikën nga humbja. BDI ka zgjedhur të bëjë aleancë me antishqiptarin më të madh në vend, vetëm e vetëm që ta ndalë hovin e VLEN-it.
Por nuk kanë për ta ndalur dot. VLEN është zëri i popullit, është vullneti i shumicës dhe është e ardhmja që po afrohet me hapa të sigurt. As Apasievi, as Danella, as BDI nuk e ndalin dot më këtë uragan ndryshimi që ka nisur nga Çairi!



