BallinaLAJMEMaqedoniLSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë

Për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni, lavanderisë së parave të Vuçiqit, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale, edhe politike. LSDM-ja ka dorëzuar interpelancë për punën e guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

„Kërkojmë që Kuvendi, si organi që e zgjedh atë, të përcaktojë përgjegjësi politike për procedurën përmes së cilës Alta Bankës Beograd iu dha pëlqimi për fitimin e pjesëmarrjes së kualifikuar në atë kohë në Stopanska Banka – Manastir“, thonë nga LSDM-ja.

„E dimë se kush ia hapi derën Alta Bankës në Maqedoni, ata janë Mickoski dhe Trajko Sllaveski. Kemi pranim publik nga Sllaveski se është konsultuar me Mickoskin.

Çfarë kanë biseduar Mickoski dhe Sllaveski për Alta Bankën? Për Davor Macurën? Me çfarë kompetence Mickoski ka dhënë udhëzime, ndërsa Sllaveski i ka dëgjuar ato?

LSDM-ja ka paraqitur edhe kallëzime penale për skandalin me Alta Bankën. Tashmë prej 10 ditësh i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të përfshihet, të hapë hetim dhe të ketë edhe përgjegjësi penale.

Nuk mund të ketë hetim në Serbi, falimentim, pronar të arrestuar dhe të hetohen 380 milionë euro, ndërsa te ne të mos ketë asgjë.

Mosveprimi nënkupton bashkëpjesëmarrje, sepse krijohet hapësirë për të shkatërruar prova, llogari dhe transaksione.

Hetimi duhet të zgjerohet edhe te kompania e sigurimeve. Me çfarë parash është blerë kompania e sigurimeve nga Davor Macura, nga cila llogari janë paguar ato dhe kush e ka verifikuar prejardhjen e tyre?

Është koha për të vërtetën, është koha për drejtësi, është koha për përgjegjësi për Alta Bankën“, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme te lidhura

spot_img