Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe të ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Gjatë pasdites pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë edhe mot të keq afatshkurtër me breshër.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 22 gradë, ndërsa ato të ditës nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup, temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Nën ndikimin e një serie valësh të lagështa ajrore, të enjten dhe të premten moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima në disa vende. Lokalisht, proceset atmosferike do të jenë më intensive, në formë stuhie me reshje më të dendura shiu, mbi 15 litra për metër katror, shkarkime elektrike, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje të breshërit.
Temperaturat do të jenë në rënie. Gjatë ditëve të fundjavës do të mbajë mot më i freskët, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu.



