BallinaShendet&BukuriSi ndikon gjumi në imunitetin tuaj?

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj?

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit dhe shëndetit të zemrës.

Por ajo për të cilën nuk flasim gjithmonë është se si gjumi forcon imunitetin dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj infeksioneve virale.

Por kjo nuk është e gjitha sepse sipas ekspertëve, të qënurit i privuar nga gjumi ndalon trupin tuaj të prodhojë citokina mbrojtëse, ose përbërës që i nevojiten trupit për të luftuar infeksionet dhe inflamacionin. Antitrupat që mbrojnë trupin nga infeksionet virale prodhohen gjithashtu më pak tek ata që nuk flenë sa duhet.

Por sa gjumë duhet të bëjë një njeri për të pasur shëndet më të mirë?

Ekspertët thonë se të rriturit duhet të flenë midis shtatë dhe tetë orë çdo natë. Gjithashtu fjetja për nëntë deri në dhjetë orë në natë, mund të rrisë rrezikun e cilësisë së dobët të gjumit dhe të çojë në probleme të tjera të gjumit si pagjumësia ose vështirësia për të fjetur.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të flini gjumë mjaftueshëm.

Ne e dimë që kjo mund të jetë e vështirë, ndaj ju mund të provoni të praktikoni joga ose meditim para gjumit, ushtrime të cilat ndihmojnë duke reduktuar stresin.

Lajme te lidhura

spot_img