Fituesi i pesëfishtë i Topit të artë, Kristiano Ronaldo do të fitojë një pagë rekord prej 263 milionë euro në vit sipas një kontrate të re me klubin saudit të futbollit Al-Nasr, bëri të ditur sot gazetari Tankredi Palmeri në rrjetin social Iks.
Sulmuesi portugez 40-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me Al-Nasrin deri në vitin 2027.
Ronaldo është pesë herë fitues i Ligës së kampionëve, kampion evropian dhe dy herë fitues i Ligës së kombeve me Portugalinë, si dhe golashënuesi më i mirë në historinë e ekipeve nacionale, kampionateve evropiane, Ligës së kampionëve dhe Kupës së botës për klube. Njherësh Ronaldo është futbollisti i parë që ka arrit 900 gola në karrierën e tij në ndeshje zyrtare.
Pas tij sa u përket fitimeve në botën e futbollit janë sulmuesi francez i Al-Itihadit, Karim Benzema dhe sulmuesi argjentinas i Inter Majamit, Lionel Mesi të cilët fitojnë 200 milionë euro në vit.



