BallinaLAJMEMucunski: Nuk do të ketë ndryshime në qëndrimet tona për ndryshimet kushtetuese...

Mucunski: Nuk do të ketë ndryshime në qëndrimet tona për ndryshimet kushtetuese as pas zgjedhjeve lokale

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nuk pret që të ketë ndonjë ndryshim pas zgjedhjeve lokale në qëndrimet e shtetit në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Theksoi se për ne si vend, është kyçe që rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE të jetë e parashikueshme, ndërsa qeveria aktuale është e kujdesshme në marrjen e vendimeve që mund të kenë pasoja të gjera.

“Mendoj se qëndrimet tona janë mjaft të qarta dhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme lokale nuk do të ndikojë ndaj atyre qëndrimeve. Kjo nuk do të ndikojë ndaj pritjeve tona për parashikueshmëri, nuk do të ndikojë në pritjet tona që kur fqinji ynë të na kërkojë ndryshime të caktuara në fushën e të drejtave të pakicave, duhet të presim se dhe ne do të kemi disa pritje se nga ana e tyre ata do të respektojnë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), pritjen tonë për qartësi më të madhe në dokumentet evropiane, në mënyrë që të mos gjendemi përsëri në të njëjtën situatë. Ky nuk është lëshimi i parë i këtij lloji që i është kërkuar vendit tonë dhe po, procesi i integrimit evropian të të gjitha vendeve në të gjitha fazat e zgjerimit ka qenë i vështirë dhe kompleks, por asnjëra prej tyre nuk ka qenë si rasti i Maqedonisë dhe nga kjo pikë, nuk pres ndonjë ndryshim në qëndrimin që ne si vend kemi për këtë çështje pas zgjedhjeve lokale”, theksoi Mucunski në intervistën për “360 gradë”.

Qeveria aktuale, potencoi shefi i diplomacisë, është e kujdesshme në marrjen e vendimeve që mund të kenë pasoja të gjera. Në mënyrë shtesë, theksoi ai, për ne si shtet kyçe është që rruga drejt anëtarësimit të plotë të jetë e parashikueshme.

“Ta dinim se përderisa vendosnim të marrim vendim të madh i cili është i vështirë, që është komplekse dhe krijon përçarje në shoqërinë tonë, ai do të jetë i fundit i këtij lloji. Sidomos pas zhvillimit të situatës në kuadër të AFET-it, po bëhet gjithnjë e më e qartë, se këto nuk janë ndryshime kushtetuese, por diçka më komplekse, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Bullgarinë ndaj çështjes maqedonase – marrëdhënie e cila hynë në tema që është e panatyrshme të thellohen në shekullin e 21-të, veçanërisht midis dy aleatëve të NATO-s. Unë ende nuk mund ta kuptoj se çka është ai identitet ‘modern’ maqedonas dhe një gjuhë moderne maqedonase, pasi që ka përpjekje për ta futur në këtë dokument nga Parlamenti Evropian dhe në këtë rast mendoj se për momentin, duke vlerësuar rrethanat, nuk mendojmë se ka krijuar kushtet për ndryshime kushtetuese, sepse është e qartë se ndryshimet kushtetuese janë ndoshta kërkesa më e vogël që Bullgaria ka planifikuar në lidhje me çështjen maqedonase”, tha Mucunski.

Ministri tha dhe se në një kohë komplekse situatash gjeopolitike, çështja strategjike e sigurisë për Bashkimin Evropian është integrimi i plotë i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Union dhe se BE-ja duhet të tregojë se nuk do të lejojë që shtetet anëtare individuale të pengojnë atë stabilitet për shkak të çështjeve të identitetit.

Ai paralajmëroi proces më të fuqishëm të sqarimit se është e frikshme se si një shtet anëtar i NATO-s, me vetëdije ose pa vetëdije, po hyn në narrativën e destabilizimit të rajonit e cila të paktën në tokën evropiane i përshtatet vetëm Rusisë.

“Përgjegjësia për momentin është mbi ne, të gjejmë zgjidhje dhe kompromise dhe ne tashmë kemi punuar për këtë prej një viti… Nga ana jonë, ekziston dëshirë e sinqertë dhe e përkushtuar për kompromise. Fatkeqësisht, në vitin e fundit, një dëshirë të tillë nga ana e Bullgarisë nuk kemi parë, për të qenë plotësisht të sinqertë në një periudhë kur nuk kishte as qeveri, por në muajt e fundit në Sofje ka edhe një qeveri politike legjitime por nuk shihet asnjë dëshirë”, tha Mucunski dhe shtoi se BE-ja duhet ta kap momentin gjeopolitik.

Lajme te lidhura

spot_img