Pas humbjes së thellë të Atletico Madridit ndaj Paris Saint-Germain në Kupën e Botës për Klube, trajneri Diego Simeone nuk ngurroi të komentojë për diferencën e madhe në kapacitetet financiare mes dy klubeve.
“PSG është një klub i fuqishëm dhe një ekip me lojtarë të rinj. Kur Enrique kishte një problem në krahun e majtë, ata thjesht shpenzuan 70 milionë euro për ta zgjidhur”, deklaroi Simeone me një dozë ironie.
Në kontrast, PSG-ja, nën mbështetjen e fuqishme të pronarëve nga Katari, vazhdon të përforcojë skuadrën me emra të mëdhenj dhe shifra marramendëse.
Në janar, PSG transferoi sulmuesin e krahut Kvicha Kvaratskhelia për një shumë që besohet të jetë rreth 70 milionë euro – një lëvizje që nënvizoi edhe një herë se si klubi francez nuk kursen kur bëhet fjalë për përforcime.



