BallinaLAJMEJurgen Klop është trajneri i ri i Gjermanisë

Jurgen Klop është trajneri i ri i Gjermanisë

Jurgen Klop është zyrtarisht trajneri i ri i Gjermanisë, njofton Federata gjermane e futbollit (DFB).

Klop nënshkroi kontratë katërvjeçare në selinë e DFB-së në Frankfurt dhe do ta udhëheq reprezentacionin gjerman në kualifikimet për EURO 2028 dhe Kampionatin botëror 2030.

“Ekipi kombëtar mund të na bashkojë neve gjermanëve si pothuajse asgjë tjetër. Kjo është ajo që e bën këtë detyrë kaq të veçantë për mua”, tha Klopi.

Ai vjen në vendin e trajnerit Julian Nagelsman i cili u largua nga reprezentacioni pasi Gjermania u eliminua nga Kampionati botëror në 1/8 e finales nga Paraguai.

Klopi vazhdon karrierën e tij si trajner dy vjet pasi u largua nga Liverpuli, ndërkohë ishte drejtor i futbollit global të Red Bullit.

Klop do të debutojë si trajner i Gjermanisë kundër Holandës në Amsterdam në Ligën e kombeve më 24 shtator. Tre ditë më vonë, Gjermania pret Greqinë në Augsburg.

Lajme te lidhura

spot_img