BallinaKulturëNesër do të prezantohet mbremja gala “Rame Lahaj & Friends”

Nesër do të prezantohet mbremja gala “Rame Lahaj & Friends”

Në sheshin “Skënderbeu” do të ngjiten sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezosopranoja Štëpánka Puëálková, bassbaritoni Luca Pisaroni dhe tenori ynë Rame Lahaj, të cilët, nën dirigjimin e maestros italian Giuseppe Finzi, do të sjellin një program të përzgjedhur me kujdes nga disa prej kryeveprave më të dashura të repertorit operistik.

Të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, artistët do të dhurojnë një mbrëmje ku muzika do të flasë gjuhën universale që na bashkon, duke përcjellë mesazhin se arti ka fuqinë të kapërcejë kufijtë, të frymëzojë shpresë dhe të kujtojë se, edhe në kohët më të vështira, muzika mbetet gjuha e paqes dhe mirëkuptimit.

Mbrëmja Gala do të prezantohet prej orës 20:30 në sheshin “Skenderbeu”, ndërkohë, këtë vit, festivali u udhëhoq nga motoja “Play Music, Not War”. /kultplus

Lajme te lidhura

spot_img