“Avatar: Fire and Ash” ka grumbulluar 1 miliard dollarë në arkën globale të fitimeve brenda 18 ditëve nga dalja në kinema.
Shitjet e biletave korrespondojnë në 306 milionë dollarë në SHBA dhe 777.1 milionë dollarë në arkën ndërkonbëtare.Filmi i tretë i sagës e ka arritur pragun e 1 milionë dollarëve pak më ngadalë se paraardhësi, “Avatar: The Way of Water” që e preku brenda 14 ditëve, kurse “Avatar” në 17 ditë. Sigurisht, këta filma mbeten hit në ekranin e madh sepse vijuan të kryesonin arkën në shtatë fundjava të njëpasnjëshme dhe u kthyen në dy nga filmat më të mëdhenj të historisë.
Filmi i parë grumbulloi 2.9 miliardë dollarë, kurse vazhdimi 2.3 miliardë.
Vendet kryesore që po gjenerojnë më shumë para për “Avatar 3” janë Kina, 138 milionë dollarë, Franca, 81 milionë, Gjermania, 64 milionë dhe Korea e Jugut me 44 milionë.



