BallinaKulturëDiva e Operas Shqiptare Inva Mula do të mbajë një koncert në...

Diva e Operas Shqiptare Inva Mula do të mbajë një koncert në Shkup më 28 nëntor

Këngëtarja e famshme e operës shqiptare Inva Mula do të performoj në Operë dhe Baletin Kombëtar më 28 nëntor në orën 20:00. Mula do të performojë së bashku me sopranon Deshira Ameti-Krliu, tenorin Ismet Veseli dhe Orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.

“Nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit dhe të drejtuar nga Dejan Prošev, publiku do të ketë një mundësi të rrallë për të shijuar një program të përzgjedhur me kujdes që bashkon perlat e repertorit të operës”, thonë nga  Opera dhe Baletit Nacional

Sopranoja Inva Mula poashtu ishte pjesë e filmit “Fifth Element” të Luc Besson, ku i jep zërin e saj divës mistike.  Ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare dhe ka performuar në skenat më prestigjioze të botës, duke interpretuar role kryesor në operat më të mira.

Lajme te lidhura

spot_img