BallinaLAJMEBOTATë paktën nëntë të vrarë në sulmin e Al Kaedës në Jemen

Të paktën nëntë të vrarë në sulmin e Al Kaedës në Jemen

Armata e Jemenit kumtoi se sot i është përgjigjur sulmit të organizatës militante Al Kaeda në pjesën jugore të vendit, me ç’rast jetën e kanë humbur nëntë njerëz, ndërsa janë lënduar 15.

“Forcat tona në mëngjes kanë arritur të pengojnë një sulm të madh terrorist nga pjesëtarët e organizatës terroriste Al Kaeda ndaj kompleksit qeveritar në provincën Abjan”, deklaroi komandanti Nast Atef al Maçuçi.

Ai shtoi se sulmuesit kanë detonuar dy automobil bomba para se të hyjnë në kompleksin qeveritar, ku janë përplasur me ushtarët jemenas.

“Pesë vetëvrasës me bomba, të cilët kanë bartur rripa me mjet shpërthyes janë vrarë në sulmin, si dhe katër ushtarë”, tha Maçuçi.

Lajme te lidhura

spot_img