BallinaLAJMEBOTAAbas: Hamasi mund të bëhet parti nëse e njeh Izraelin

Abas: Hamasi mund të bëhet parti nëse e njeh Izraelin

Presidenti palestinez Mahmud Abas deklaroi se lëvizja radikale Hamas mund të bëhet parti politike nëse i pranon parimet e Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), e cila e njeh Izraelin dhe e mbështet zgjidhjen për dy shtete.

“Hamas ende ka mundësi që të bëhet pari politike nëse i pranon parimet e PLO-së, e cila e njjeh Izraelin, i respekton detyrimet e saj ndërkombëtare dhe e mbështet zgjidhjen për dy shtete”, tha Abas në intervistën për gazetën italiane Koriere dela Sera.

Ai theksoi se Administrata palestineze punon në pëgatitje të dy propozimeve ligjore – një për zgjedhje dhe një për parti politike, si dhe se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mud të mbahen në afat prej një viti pas përfundimit të konfliktit.

“Punojmë në dy propozime ligjore: një për zgjedhje dhe një për parti”, shtoi Abas, duke paralajmëruar se lajmet për përgatitje të një kushtetutë kalimtare do të publikohen në muajt në vijim.

Lajme te lidhura

spot_img