BallinaLAJMEMisajllovski: VMRO-DPMNE ka sukses të madh edhe në këshillat komunal, ka fituar...

Misajllovski: VMRO-DPMNE ka sukses të madh edhe në këshillat komunal, ka fituar 12 000 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale në vitin 2021

VMRO-DPMNE është fitues absolut në zgjedhjet lokale – panë 33 kryetarëve të zgjedhur të komunave në rrethin e parë, ka sukses të madh në listat e këshilltarëve, me 550 këshilltarë të zgjedhur në këshillat e komunave dhe të Qytetit të Shkupit, përballë 232 për LSDM, 153 për BDI-në dhe 66 për Të Majtën, deklaroi nënkryetari i partisë qeveritare Vllado Misajllovski në konferencën për shtyp.

Siç tha, qytetarët qartë kanë treguar në cilin drejtim duan që të ecë shteti dhe se preferojnë “politika të punës së ndershme, përkushtimit dhe përgjegjësisë dhe njerëzve të vërtetë në vendet e duhura.

“Në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE fitoi 12.000 vota më shumë në listat e këshilltarëve krahasuar me zgjedhjet lokale në vitin 2021. Në të njëjtën kohë, LSDM humbi 111.000 vota në listat e këshilltarëve krahasuar me vitin 2021. VMRO-DPMNE është partia me më shumë këshilltarë në 59 komuna dhe Qytetin e Shkupit, në shumicën e të cilave ka shumicë absolute në këshillat”, tha Misajllovski.

Lidhur me deklaratat në LSDM se VMRO-DPMNE kanë më pak vota të fituara krahasuar me zgjedhjet parlamentare. U përgjigj se krahasimi gjithmonë është bërë me ato lokale.

Ndërsa sa i përket komentit të opozitës se nuk është punë e VMRO-DPMNE-së që ta ftojnë Venko Filipçen që të japë dorëheqje si lider i partië, Misajllovski u përgjigj: “E saktë, le ta shikojnë oborrin e tyre, por ja shifrat ku mund të shihet diferenca nga zgjedhjet lokale”.

Lajme te lidhura

spot_img