BallinaLAJMESi-En-En: Maqedonia e Veriut, vend të cilin e njohin pak turistë

Si-En-En: Maqedonia e Veriut, vend të cilin e njohin pak turistë

Mediumi amerikan Si-En-En” shkruan për Maqedoninë e Veriut, si destinacion turistik evropian, që është një nga ato që pa arsye mbeten nën hije të qendrave më të popullarizuara turistike. Në edicionin më të ri të buletinit turistik të “Si-En-En Travel”, Maqedonia përshkruhet si “destinacion dramatik malor”, me peisazhe natyrore që kombinojnë shpate të gjelbra dhe maja shkëmbore të mbuluara me borë, me diell dhe gastronomi të pasur, lokalisht e specifikuar dhe shumë e lidhur me traditën.

Sipas Si-En-En-it, shumica e vizitorëve të Evropës, i përqëndrojnë vizitat e tyre në Francë, Spanjë dhe Itali, por në kontinent ka 44 vende impresive të njohura nga KB-ja për t’u eksploruar.

“Për shembull, Si-En-En përmend Maqedoninë e Veriut, si një destinacion me male mbresëlënëse që shtrihet drejtpërdrejt në veri të Greqisë dhe që meriton më shumë vëmendje turistike.
Ajo ofron peizazhe me shpate të gjelbra dhe maja shkëmbore të mbuluara me borë, si dhe një kuzhinë të larmishme e të shijshme, ku gatimet ndryshojnë nga një luginë në tjetrën”, thuhet në artikull.

Si-En-En gjithashtu thekson se vendi gëzon klimë me shumë diell, që ndikon në prodhimin e perimeve të mëdha e të lëngshme, si dhe në cilësinë e verërave të forta dhe të bollshme nga vreshtat e tij.

Vëmendje e veçantë në tekst i përkushtohet Liqenit të Ohrit. Krahas Ohrit, veçohen edhe atraksione tjera – nga Çarshia e vjetër e Shkupit e deri te Kanioni Matkë, manastiret dhe parqet kombëtare, të cilat ofrojnë përvoja në sipërfaqe të vogël gjeografike.

Shën Naumi, i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit që nga viti 905, është një tjetër manastir i njohur dhe ia vlen të vizitohet. Liqeni i Ohrit është perla në kurorën e Maqedonisë së Veriut.

“Liqeni i Ohrit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESKO-s, i rrethuar nga male, tërheq vizitorë nga tërë Ballkani çdo verë. Disa vijnë për ekoturizëm. Liqeni i furnizuar nga burimet krenohet me rreth 1.200 lloje bimësh dhe kafshësh. Tjerët vijnë për një përvojë turistike më tradicionale: duke blerë perla të ujërave të ëmbla në çarshinë në qytetin historik të Ohrit në bregun verilindor të liqenit ose duke pirë kokteje në baret e plazhit që shtrihen përgjatë bregut”, shkruan Si-En-En.

Lajme te lidhura

spot_img