Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar britanike, Maja Sivanjanam, në të cilin u shqyrtuan mundësitë për përparimin e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e marrëdhënieve parlamentare midis dy vendeve.
Siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, i uroi ambasadores mirëseardhje të ngrohtë në vendin tonë, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe vazhdimësi të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kuvendit dhe Ambasadës Britanike. Theks të veçantë veçoi atë me Fondacionin Vesminster për Demokraci, përmes të cilit fuqizohen funksionet e Kuvendit dhe të Shërbimit të Kuvendit.
Në takim Gashi ka shprehur pritshmëri për vazhdimin e realizimit të bashkëpunimit në nivel të kryetarëve të parlamenteve, grupeve parlamentare të bashkëpunimit në të dy parlamentet, si dhe shkëmbimit ndërmjet komisioneve të praktikave dhe përvojave më të mira.
Ambasadorja Sivanjanam shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e rëndësishëm me Kuvendin, të cilit do t’i kushtojë vëmendjen e duhur gjatë mandatit të saj. Me këtë rast, ajo e informoi kryetarin Gashi për prioritetet dhe fushat kryesore të angazhimit të saj në periudhën e ardhshme, me theks të veçantë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike dhe të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh ndërmjet dy shteteve.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me aktivitetet e ardhshme të Kuvendit, si dhe mundësitë dhe modalitetet për intensifikimin e dinamikës së bashkëpunimit tashmë të vendosur ndërmjet dy parlamenteve.
Në takim është theksuar rëndësia e Partneritetit Strategjik dhe e Marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e mëtejshme e Mbretërisë së Bashkuar për agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



