BallinaLAJMEMoti sot

Moti sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me të reshura të përkohshme të shiut, në disa vende më të mëdha (mbi 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit e përforcuar veriore (mbi 50 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej 20 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të herëpashershme të shiut, në disa vende më të mëdha. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm, me të reshura të shiut, bubullima dhe erëra të përforcuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 26 gradë.

Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm. Reshje të reja shiu të shoqëruara me jostabilitet lokal do të ketë të hënën, ndërsa nga e marta do të jetë përsëri i qëndrueshëm me rritje të temperaturave.

Lajme te lidhura

spot_img