Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot do të ketë takim pune me drejtorin e Spitalit klinik Tetovë, Erzen Elezi dhe ekipin e tij, si dhe me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të kryesuar nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Në takimin e punës do të shqyrtohen prioritetet e Spitlait klinik Tetovë për avancimin infrastrukturor me dy objektet e reja të parapara, si dhe për rikonstruimin e kapaciteteve ekzistuese”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.



