Konsensus për trashëgimtarin e liderit suprem të vrarë iranian ajatollahut Ali Hamnei gati se është arritur, deklaroi sot një anëtar i Kuvendit të ekspertëve ajatollahu Moxhamedmehdi Mirbakeri, transmetoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr.
Ai theksoi se ende duhet të zgjidhen “disa pengesa” në lidhje me procesin e zgjedhjes së liderit të lartë suprem.
Mediat iraniane informuan se organi përgjegjës për emërimin e liderit të ri suprem ka pasur mospajtime të caktuara rreth asaj nëse vendimi përfundimtar duhet të merret pas mbledhjes ose mund të merret pa atë formalitet.
Kuvendi i ekspertëve është institucion që ka kompetencë kushtetuese të zgjedhë lider të ri suprem të Iranit.



