Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke folur në telefon menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës. Në pamjet e siguruara, ai shihet me gjeste dhe mimikë që shprehin tension.
Takimi, i zhvilluar këtë të mërkurë, ka pasur karakter organizativ.
Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët rritje të koordinimit me Bashkinë e Tiranës, e cila aktualisht është pa kryetar pas arrestimit të Erion Veliaj.
Gjithashtu, ai ka theksuar nevojën që deputetët, në bashkëpunim me drejtuesit e bashkisë, të zbresin më shpesh në terren, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të adresuar problematikat e lagjeve të kryeqytetit.
Në mbledhje është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme të partisë, pasi në muajt maj–qershor pritet të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve. 



