BallinaLAJMEMaqedoniZëvendësdrejtori i doganave Garip Kaba ka dhënë dorëheqje sot

Zëvendësdrejtori i doganave Garip Kaba ka dhënë dorëheqje sot

Zv. drejtor i Doganave të Maqedonisë, Garip Kaba përmes një postimi në Facebookka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësdrejtorit të Doganave.

“Sot nënshkrova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës drejtorit të Doganave.

Pas një periudhe të ngarkuar me përgjegjësi si Zëvendësdrejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam vendosur të përmbyll këtë kapitull të angazhimit tim publik. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por një hap i menduar mirë, një kthesë që më jep hapësirë për reflektim, zhvillim të mëtejshëm dhe përgatitje për sfida të reja.

Jam krenar për rrugëtimin që kemi bërë sëbashku ,për përpjekjet tona të përbashkëta për një administratë më të drejtë, më transparente dhe më efikase. Kam pasur nderin të shërbej me përkushtim dhe ndershmëri, duke u përballur me sfida që na kanë bërë më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e institucioneve të forta.

Falënderoj nga zemra Aleancën për Shqiptarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, kryetarin e partise tonë z.Arben Taravari si dhe çdo koleg, bashkëpunëtor e qytetar që më ka qëndruar pranë në këtë rrugëtim”, shkruan Garip Kaba në profilin e tij në Facebook.

Lajme te lidhura

spot_img