VLEN përmes një komunikate theksoi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka qenë ndër nikoqirët që kanë mirëpritur presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Shkup, në një vizitë që përfaqëson një konfirmim të rëndësishëm të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Integrimi në Bashkimin Evropian është përcaktimi ynë strategjik dhe aspiratë e gjeneratave të tëra. Vizita e Presidentit Costa është inkurajim për të vazhduar me përkushtim reformat dhe proceset që e afrojnë vendin me familjen evropiane.
Në këtë drejtim, VLEN do të vazhdojë të japë kontributin e vet institucional përmes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, duke e mbajtur Agjendën reformuese në qendër të procesit eurointegrues.
VLEN mbetet e përkushtuar që, përmes punës, dialogut dhe reformave, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje plotësisht evropiane për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e VLEN.



