BallinaLAJMEMaqedoniMickoski: Autostrada Tetovë-Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029

Mickoski: Autostrada Tetovë-Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029

Mickoski: Autostrada Tetovë-Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029

Segmenti i autostradës nga Tetova deri në Ohër, sipas kryeministrit, do të përfundojë deri në vitin 2029. Mickoski thotë se ndërtimi i segmenteve Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë, ndërsa ka nisur edhe ndërtimi i pjesës Bukojçan-Kërçovë, e cila do të lidhet me autostradën Kërçovë-Ohër. Sipas tij, në këtë mënyrë do të kompletohet plotësisht lidhja nga Tetova deri në Ohër.

“Te lokaliteti Trebenishtë kemi lënë një nyje autostrade, prej nga kjo autostradë duhet të vazhdojë deri te vendkalimi kufitar Qafë Thanë. E dini se ky perimetër aktualisht është subjekt i shqyrtimit nga UNESCO dhe, në përputhje me raportin e fundit të UNESCO-s, duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër teknike. Jam optimist se e gjithë kjo autostradë do të përfundojë deri në vitin 2029, ndërsa segmenti Kërçovë-Ohër do të vihet në përdorim deri në fund të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Lajme te lidhura

spot_img