Moti sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 32 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell. Pasdite, do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të enjten, do të ketë procese më intensive me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), stuhi, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

Lajme te lidhura

spot_img