BallinaLAJMEShqipëriIlir Meta i jep lamtumirën e fundit të atit, nën masa të...

Ilir Meta i jep lamtumirën e fundit të atit, nën masa të rrepta sigurie

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në banesën e familjes së djalit të xhaxhait të tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Ceremonia mortore dhe varrimi janë zhvilluar në orën 12:00 në varrezat e fshatit, ku kanë marrë pjesë familjarë, të afërm, miq dhe personalitete të njohura të jetës politike në vend, si Haxhinasto, Luçiano Boçi, Këlliçi, Baçi, Noka, Nikoll Lesi, Xhixho, Blushi, por edhe ish-bashkëshortja, Monika Kryemadhi.

Nën masa të posaçme sigurie, në ceremoni ka mbërritur edhe Ilir Meta, njëkohësisht president i Partisë së Lirisë. Ai është drejtuar menjëherë drejt banesës familjare, ku është takuar me të afërmit e tij, të cilët nuk i kishte parë prej kohësh, rreth dy vjet.

Pas ceremonisë së varrimit, të pranishmit janë drejtuar në një lokal në Çorovodë, ku familja ka pritur ngushëllimet. Sipas burimeve, Ilir Meta ka marrë leje për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore dhe, pas përfundimit të saj, pritet të rikthehet në ambientet e paraburgimit në Tiranë.

Ceremonia e ngushëllimeve do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në kryeqytet.

Lajme te lidhura

spot_img