BallinaLAJMEMaqedoniTaravari: “Që nga janari, Azir Aliu bisedonte me Ali Ahmetin”

Taravari: “Që nga janari, Azir Aliu bisedonte me Ali Ahmetin”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zbuluar se komunikimi i parë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, është bërë pa dijeninë e tij dhe përmes ish-ministrit Azir Aliu, që tani pritet të bëhet ministër i VLEN.

“Azir Aliu ka komunikuar me Ali Ahmetin pa dijeninë time që nga janari, dhe më pas më ka informuar për këtë,” deklaroi Taravari.

Kryetari i ASH-së nuk i kurseu kritikat ndaj Azir Aliut, duke e akuzuar për oportunizëm politik dhe mungesë të qëndrueshmërisë.

“Ai është njeri që kalon andej ku bëhet ministër. Po t’i thuhet se nuk do të jetë ministër, nuk do të qëndronte askund,” u shpreh Taravari me tone të ashpra.

Deklaratat e fundit të Taravarit pritet të thellojnë debatet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Lajme te lidhura

spot_img