Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Frekuencë më e madhe e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë në dalje nga shteti dhe në pikën kufitare Tabanoc në hyrje. Megjithatë, edhe në këto pika, si dhe në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, aktualisht nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe kanione, ku ekziston mundësia e shembjeve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



