Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 39 gradë Celsius
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë.
Edhe në Shkup pritet mot me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.
Sinoptikanët paralajmërojnë se, nën ndikimin e një vale të nxehtë, moti deri në fund të javës së ardhshme do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë.
Veçanërisht nxehtë pritet të jetë nga e mërkura, kur në disa vende temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.



