Studentët shqiptarë të tre universiteteve shqiptare UNT,UT DHE UEJL kanë paralajmêruar protestë më 6 prill, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Pêrmes një videoje studentët japin mesazh të fuqishëm për popullin shqiptar!
Protesta të hênên më 6 Prill ,do të nisë në ora 12:30 nga Ura e Gurit.
Studentët thonë se Gjuha shqipe nuk mund të mbahet peng nga vullneti dhe interpretimi i ministrave, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve pa dallime politike t’i përkrahin studentët.Ata e kanë një apel edhe për partitë politike që të mos e politizojnë kauzën e studentëve, por ti ofrojnë atyre zgjidhje reale.
Protesta e 6 prillit pritet të jetë një nga reagimet më të mëdha studentore në periudhën e fundit, ndërsa çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe barazisë në arsim e punësim mbetet një nga temat më të ndjeshme në vend.



