Ndërprerje të planifikuara të rrymës në Qendër, Butel dhe Karposh
Banorët e disa lagjeve të Shkupit sot do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të ndërhyrjeve teknike të paralajmëruara në rrjetin e shpërndarjes.
Në orët e mëngjesit, nga ora 08:00 deri në 10:00, pa rrymë do të mbeten një pjesë e amvisërive në rrugën “Boris Trajkovski” nr. 1, në zonën e njohur si Pegla.
Ndërprerjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Nga ora 08:30 deri në 16:00, pa energji elektrike do të jenë pjesë të fshatit Dolno Sonje, konkretisht rrugët 1, 10, 11 dhe 12.
Po ashtu, nga ora 09:00 deri në 13:00, pa rrymë do të mbeten edhe disa pjesë të rrugëve “Rilski Kongres” dhe “Partenie Zografski” në Komunën Qendër.



