Moti sot

Moti sot me diell dhe relativisht ngrohtë, temperaturat deri në 28 gradë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i freskët gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona.

Në rajonet malore perëndimore do të ketë kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 28 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 27 gradë Celsius.

Të premten, gjatë fundjavës dhe të martën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më intensive. Lokalisht priten reshje të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla.

Temperaturat e mëngjesit pritet të shënojnë rritje gjatë ditëve në vijim.

 

Lajme te lidhura

spot_img