Moti sot

Moti: Reshje të dendura deri të dielën, gjatë fundjavës pritet edhe borë

Të enjten moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, më të dendura në pjesët perëndimore. Gjatë fundjavës, në zonat më të larta shiu do të kalojë në borë, ndërsa në male pritet të krijohet shtresë e re dëbore.

Sot moti në vend do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), lokalisht priten mbi 30 litra shi për metër katror brenda 24 orëve.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 12 gradë. Do të fryjë erë e moderuar nga jugu, e cila në disa vende herë pas here do të jetë e përforcuar.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët, me reshje të herëpashershme shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga jugu.

Borë në male dhe ulje e temperaturave gjatë fundjavës

Sipas parashikimit të DPHM-së, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të dielën. Gjatë kësaj periudhe, lokalisht priten gjithsej mbi 80 litra reshje për metër katror.

Me depërtimin e masës së ftohtë ajrore nga veriu, gjatë fundjavës në disa zona më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male pritet borë dhe krijimi i shtresës së re të dëborës.

Në Shkup reshjet do të vazhdojnë deri të dielën. Në pjesët më të larta të luginës, gjatë fundjavës shiu mund të kalojë në borë. Nga fillimi i javës së ardhshme të punës pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, por mëngjeset do të jenë të ftohta, me temperatura nën zero.

Lajme te lidhura

spot_img